Ilustrim

Grenell: Nuk mbështesim masën gjysmake, tarifat duhet të hiqen tërësisht

Richard Grenell , ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, njëherë i dërguar special i presidentit amerikan për Kosovë e Serbi, ka reaguar rreth paralajmërimit të Kryeministrit të Kosovës për heqjen e pjesërishme të tarifës ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës.

Grenell ka thënë se nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Vendosja e taksës (tarifës) prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës ndodhi parvjet në nëntor nga qeveria e drejtuar asokohe nga Ramush Hardinaj, si shenjë të reagimit ndaj fushatës që Serbia po e bënte kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtara.

Masa ishte vendosur vetëm disa ditë pasi dështoi anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.

Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave. Bashkimi Evropian po ashtu ka bërë kërkesa  ndaj Kosovës për heqjen e tyre./infoglobi

LEXO EDHE:

Fjalimi i plotë i Kurtit për heqjen e tarifës

Kurti: Hiqet pjesërisht tarifa. Nëse Serbia sillet mirë, do ta heqim krejtësisht

2019

Amerika kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës , paralajmëron pasoja

2018

Trump pret Thaçin e Vuçiqin për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike

Gjermania Kosovës: Hiqe taksën ndaj Serbisë

Pompeo i bën thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj Serbisë

Admirali Foggo: Taksa do ta izolojë Kosovën

Zyrtarët e lartë të BE-së i shkruajnë Haradinajt për zhgënjimin e tyre me tarifën

Dorëheqje të kryetarëve në veri dhe protestë e qytetarëve kundër taksës

Qeveria: Tarifa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.