Richard Allen Grenell

Grenell konfirmon se do të largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, konfirmoi sot se do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Ai shkroi ‘të vërtetën’ në Twitterin e tij, duke iu përgjigjur kështu postimit të “Daily Wire” se do të largohet nga posti i ambasadorit.

Përveç pozitës së ambasadorit, Grenell gjithashtu ka vepruar përkohësisht edhe si shefi i detyrës së të gjitha shërbimeve amerikane të sigurisë.

Richard Grenell konsiderohet një njeri që është jashtëzakonisht besnik ndaj presidentit Donald Trump.

Përveç funksionit të ambasadorit amerikan në Berlin, ai u emërua edhe i dërguari special i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.