Ballina / KOSOVA / Grenell e Palmer për vizitë në Kosovë

Grenell e Palmer për vizitë në Kosovë

Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, bëhet e ditur se në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit (DASH), Matthew Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett përderisa ka shpërndarë një fotografi të postuar në profilin e Ambasadës së SHBA-së në Gjermani, dhe ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojmë me zyrtarët gjermanë për situatën në rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin – ambasador i SHBA-së në Gjermani – të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, ka thënë më 5 tetor se Palmer dhe Grenell do të punojnë ngusht për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, ka thënë zëdhënësi i DASH-it.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Provo po ashtu

federata e futbollit te kosoves, biletat online, uefa, fifa, euro2020

Biletat e kombëtares ofrohen te stërshitësit me kthim, Federata nuk jep raportin

Para fillimit të ndeshjeve kishte shumë oferta edhe të biletave VIP, por edhe pasi ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.