Ballina / LIFESTYLE / Gratë dëmshpërblehen me 4.7 mld dollarë për shkak të “pudrës kancerogjene”
pudra_kancerogjenev

Gratë dëmshpërblehen me 4.7 mld dollarë për shkak të “pudrës kancerogjene”

Pudra Johnson për shumë vite ka qenë një ndër më të përdorurat, mirëpo 22 gra nga Mossouri pretendojnë se produktet e kësaj firme ka bërë që ato të preken nga kanceri në vezore.

Kështu gjykata ka vendosur që kompanie të paguajë paguajë 4.7 miliardë dollarë për t’i shpërblyer gratë.

Vendimi vjen në një kohë kur gjiganti farmaceutik po përballet me rreth 9 mijë padi penale, që kanë të bëjnë me pudrën e tij.

Megjithatë kompanie është shprehur kundër vendimit duke u shprehur e zhgënjyer dhe deklaroi se do të apelojë kundër vendimit.

Në gjyqin gjashtëjavor, gratë dhe familjet e tyre thanë se ato ishin prekur nga kanceri në vezore, pasi kishin përdorur pudrën për bebe dhe produkte të tjera pudreje prej dekadash.

Avokati i tyre tha se kompania e dinte se pudra e saj ishte e prekur nga “asbestos”, që në vitet 1970, por nuk kishte paralajmëruar konsumatorët për rrezikun. Kompania mohoi që produktet e saj të kenë pasur ndonjëherë “asbestos” dhe këmbënguli se ato nuk shkaktojnë kancer.

Gjiganti farmaceutik shtoi gjithashtu se disa studime kanë treguar se pudra e tij është e sigurtë dhe ka këmbëngulur se vendimi ishte produkt i një procesi tërësisht të pandershëm.

Kjo është shuma më e madhe që “Johnson & Johnson” është detyruar të paguajë. Edhe në disa raste kompania është detyruar të dëmshpërblejë por duke i apeluar rastet ia ka hedhur paq disa herë.

@Fluidi

Provo po ashtu

uji veshet

Si ta nxirrni më thjesht tepricën e ujit nga veshët

Shpesh pas larjes ose dushit mbetet pak ujë në veshë. Kjo pos që nuk është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.