Ballina / Kulturë / “The Grand Budapest Hotel’ hapi Berlinalen
Berlinale

“The Grand Budapest Hotel’ hapi Berlinalen

Nata e parë e edicionit të 64-të i Festivalit të Filmit Berlinale ka nisur të enjtën në Berlinale Palast në Berlin të Gjermanisë, me shfacjen premierë të filmit “The Grand Budapest Hotel”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, i njohur si Berlinale, është një ngjarje e madhe kulturore dhe një nga datat më të rëndësishme për industrinë ndërkombëtare të filmit. Festivali do të zgjasë 10 ditë.

Shfaqja e  filmit ‘The Cabinet of Caligari’,  një klasik pa zë i regjisorit Robert Weine që është restauruar në mënyrë digjitale, do të jetë një ndër pjesët më interesante vlerësojnë kritikët e filmit. Stili i këtij filmi të vitit 1920 ka qenë jashtëzakonisht me ndikim në botën filmike, ndërsa këtë vit do të nxjerrë në pah vlerat e tij. Filmin do ta shoqërojë muzika e kompozitorit John Zorn, të cilën e ka kompozuar posaçërisht për shfaqjen në këtë festival.

Më se 300.000 bileta të shitura, pothuajse 20,000 vizitorë profesionistë nga 124 vende, duke përfshirë rreth 3,700 gazetarë pritet të jenë pjesë e festivalit të sivjtëm të Berlinales. Arti, joshja e ahengjet janë  të lidhura në mënyrë të pandashme në Berlinale dhe së bashku krijojnë një efekt magjepsës.

Programi i Festivalit Ndërkombëtar në Berlin shfaq rreth 400 filma çdo vit, kryesisht premiera ndërkombëtare ose evropiane. Në garë për  “Ariun e Artë” dhe “Ariun e Argjend” janë 20 filma.

Filma të çdo zhanri, gjatësie dhe formati gjejnë vendin e tyre në pjesë të ndryshme të festivalit; filmat e mëdhenj ndërkombëtarë në Competition, filmat e pavarur në Panorama, filmat për publikun e ri në Generation,  zbulimet e reja dhe talentet premtuese nga skena e filmit gjerman në Perspective Deutsches Kino ,kinematografia eksperimentale dhe e panjohur në Forum dhe Forum Expanded  dhe eksplorimi i mundësive të ndryshme kinematografike në Berlinale Shorts.

Për herë të parë Berlinale është mbajtur në vitin 1951, duke shënuar një vit të rëndësishëm industrinë e filmit  dhe që atëherë mban epitetin e ngjarjes më të madhe kulturore në qytetin e Berlinit./infoGLOBI/

Provo po ashtu

Spasse: Zëri i zemrës sime

Mbi dheun tim mbretëron errësira, e keqja dhe padrejtësia. Të gjitha llojet e insekteve shëtitin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.