Ballina / KOSOVA / Gorani: Taksa duhet të demitizohet; Deklarimi politik mos të ngatërrohet me veprimin politik
dugagjin gorani psd

Gorani: Taksa duhet të demitizohet; Deklarimi politik mos të ngatërrohet me veprimin politik

Anëtari i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se PSD është subjekt  i rëndësishëm në skenën politike.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Nga PSD jo rrallë pritej të jetë faktor stabilizimi. Por ishte e vështirë të punohet me një koalicion që kishte probleme përbrenda tij”, ka thënë Gorani.

Ai është ndalur edhe te dialogu me Serbinë. “Në dialog duhet të shkohet dhe dialogu duhet të përfundojë. Andaj Kosova duhet të jetë e përgatitur mirë për këtë dialog. Dialogun e shoh si një proces, si një lojë ku Kosova nuk guxon të jetë pala që e braktis”, ka theksuar Gorani.

Gorani ka theksuar se taksa duhet të demitizohet. Kur është pyetur se a ka PSD-ja plan si ta dekonstruktojë diskursin aktual politikë lidhur me taksën, Gorani ka thënë se në Kosovë është krijuar një politikë e standard, ku qytetari deklarimin politik e lexon si veprim politik , prandaj kjo do kohë për t’u ndryshuar.

Provo po ashtu

migrimi

Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.