Google ndalon programin Zoom nga laptopët e punonjësve

Kompania “Google Alphabet Inc (GOOGL.O) Google”  të Mërkurën ndaloi aplikacionin për video konferenca në Zoom nga laptopët e punonjësve të saj, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

“Kohët e fundit, ekipi ynë i sigurisë informoi punonjësit që përdorin Zoom Desktop Client se ndalohet përdorimi i këtij aplikacioni në kompjuterë të korporatës, pasi nuk i plotëson standardet e sigurisë ,” tha zëdhënësi i Google, Jose Castaneda.

Google do të lejojë përdorimin e Zoom përmes aplikacioneve dhe shfletuesve celularë, shtoi ai.

Aplikacioni, në pronësi të “Zoom Video Communications Inc (ZM.O)”, po përballet me kritika të mëdha nga përdoruesit e shqetësuar për mungesën e enkriptimit, gjë që po rezulton me futjen e personave të paftuar në takimet online tashmë të njohura si “zoombombing”.

BuzzFeed fillimisht raportoi lajmin.

Aksionet e Zoom u rritën rreth 1.5% në 115 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.