fbpx

Goli trashëgon pasurinë e pensionistit italian

Një shqiptar 31-vjeçar është shpallur nga drejtësia italiane si trashëgimtari i vetëm i një llogarie bankare të një apartamenti në komunën Vaiano në provincën e Pratos në Itali, në pronësi të italianit MarioSanti, i cili ndërroi jetë më nëntor të 2011 në moshën 87 vjeçare.

Shqiptari Arben Goli dhe e fejuara e tij Cristina Naglieri kanë punuar e banuar për disa vjet në shtëpinë e pensionistit italian duke u kujdesur për të deri në momentin që ai ka ndërruar jetë.
Pak kohë para se të vdiste italiani Mario Santi ia delegoi pasurinë e tij bankare në emër të së fejuarës së shqiptarit si dhe i dhuroi apartamentin e tij 31 vjeçarit Arben Goli.

Prej vitit 2011, pas vdekjes së 87 vjeçarit italian, gjashtë nipërit e tij akuzuan shqiptarin e të fejuarën e tij italiane si dhe mikun e tyre 56 vjecarin Sergio Pasquinelli, rezident po në komunën e Vaianos për mashtrim e përfitim në dëm të të moshuarit italian Mario Santi i cili sipas tyre, pak kohë para se të ndërronte jetë ishte i paaftë të kuptonte e gjykonte.

Sipas akuzës mashtrimi i tre të akzuzuarve ishte dhe në dëm të trashëgimtarëve legjitim të Mario Santit, pra të nipërve të tij.
Procesi gjyqësor i bazuar mbi një ekspertizë psikologjike në aftësitë mendore të pensionistit italian qysh kur ishte ende në jetë evidentoi vetëdijen e tij të plotë për të gjykuar e kuptuar deri në momentin e fundit të vdekjes.

Gjykata italiane vendosi të njohë trashëgimtar universal të pasurisë së pensionistit italian shqiptarin 31 vjeçar Arben Goli si dhe i ka rikthyer të drejtën për të përdorur llogarinë bankare të deleguar nga ai, të fejuarës së shqiptarit italianes Cristina Naglieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.