Goditet lojtari polak, ndërpritet Kukësi – Legia (me reagime)

Ndeshja e fazës së tretë eliminatore të Ligës së Evropës mes Kukësit dhe Legia Varshavës është ndërprerë përfundimisht pak pas fillimit të pjesës së dytë.

Shkak është bërë dëmtimi në kokë i lojtarit mik Ondrej Duda nga një send i fortë (dyshohet gur) i hedhur nga tifozët kuksianë menjëherë pasi Legia shënoi golin e avantazhit 2-1.
Fillimisht loja u ndërpre për disa minuta, e më pas gjyqtari i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Përfaqësuesit polakë nuk pranuan që ekipi i tyre të vijonte lojën, pasi sipas tyre nuk garantohej siguria në fushë. Pak minuta më pas erdhi dhe njoftimi zyrtar i shefit të sigurisë së UEFA-s për ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Ndërkohë, para fillimit të ndeshjes jashtë stadiumit dhe në pushimin mes pjesëve pati përplasje mes tifozëve.

Sa për kronikë, të parët realizuan miqtë nga Varshava me Nikoliçin (29’), Kukësi barazoi me brazilianin Moreira në të 49-ën, por në aksionin pasardhës Legia gjeti sërish golin me Rzezhnicakun.Gjithsesi, me shumë gjasa Kukësi do ta humbë ndeshjen në tavolinë 0-3 pasi çështja t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Disiplinës në UEFA, ndërsa dënim pritet të marrë edhe klubi verilindor.

Ndërprerja e ndeshjes Kukësi – Legia ka nxitur reagime në mbarë futbollin evropian. Në faqen zyrtare të Kukësit shqiptarët u quajten “majmunë” dhe njerëz të botë së tretë.Kukësi rrezikon të dënohet nga UEFA pas këtyre incidenteve, teksa edhe ëndrra për kualifikim në Europa League kështu merr fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.