Ballina / KRYESORE / Godet Macroni: Nuk ka zgjerim të BE-së, pa reforma rrënjësore
Emannual Macron

Godet Macroni: Nuk ka zgjerim të BE-së, pa reforma rrënjësore

Pas takimit maratonik në Bruksel ku dështoi marrëveshja për ate se kush në cilin post të lartë të institucioneve të BE-së duhet të vendoset, u shpërfaqën edhe pakënasitë e presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Ai ka bërë një prononcimm kundër zgjerimeve të mëtutjeshme të Bashkimit Evropian duke i kushtëzuar ato me implementimin e reformave të thella në institucionet e BE-së.

“Ne duhet të mendojmë se si t’i thjeshtëzojmë procedurat tona dhe të sigurojmë një funksionim kolektiv më demokratik. Dhe unë jam më shumë sesa skeptik në këtë kontekst ndaj të gjithë atyre që na thonë se e ardhmja e BE-së është në një zgjerim të ri. Kur ne nuk mund të pajtohemi në nivelin e 28 shteteve – unë do të pajtohem me atë gjë, dhe në fakt, unë do të refuzojë çfarëdo zgjerimi para se të kemi reformat e thella për funksionimin e institucioneve tona”, ka thënë Macron.

Presidenti i Francës i ka bërë këto komente pas takimit maratonik të shefave të shteteve apo qeverive të BE-së në Bruksel, në të cilin kanë dështuar që të pajtohen rreth emrave të personave që do të udhëheqin institucionet kryesore të BE-së në periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Kjo deklaratë e njëshit të Francës vjen në Kohën kur janë rritur shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe në kohën kur anëtarësimi i Kroacisë në BE po shënon 6 vjetorin.

Analistë të shumtë e shohin si të rrezikshme dhe të dëmshme deklaratën e presidentit Macron, ngase si nënvizojnë ata, perspektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor është ‘karrota’ më e mirë që siguron stabilitetin në rajon. /infoglobi

Provo po ashtu

haradinaj e muzafer shala

Muzafer Shala emërohet ministër i Inovacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi Muzafer Shalën në postin e ministrit të Inovacionit dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.