“Gloria” godet Francën dhe Spanjën, 4 të vdekur

Spanja dhe Franca janë goditur nga stuhia e fuqishme Gloria ku janë raportuar të paktën 4 viktima.

Rajoni lindor i Spanjës, ishujt Balearic dhe Valencia ishin ndër më të prekurit, ku stuhia ka lënë pas shkatërrime të mëdha.

Stuhia Gloria tashmë është vendosur në Francën jugore, ku meteorologët kanë ngritur alarmin.

Sipas tyre kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur shtetin që prej vitit 1982.

Me dhjetëra forca policore dhe zjarrfikës janë vendosur në rajonin jugor për të ndihmuar qytetarët dhe për të evituar incidente të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!