Ballina / KURIOZITETE / Gjyshja e Manuel Ventura Robles nga Prishtina
costa rica, gjyshja, prishtina

Gjyshja e Manuel Ventura Robles nga Prishtina

Gjyshja e kryediplomatit të Kosta-Rikës është me origjinë nga Prishtina

Ministri i Punëve të Jashtme i Kostarikës, S. E. Manuel Ventura Robles, gjatë takimit me ambasadoren e Kosovës në Panama, Zana Rudi, ka treguar se gjyshja e tij e ka mbiemrin ‘Pristinali’ dhe se origjina e saj është nga qyteti i Prishtinës.

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, këtë histori e ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ishte e mrekullueshme të përshëndetesha me ministrin e Jashtëm të Kostarikës, S. E. Manuel Ventura Robles në Panama, i cili tregoi se mbiemri i gjyshës së tij është “Pristinali”, dhe shtoi se i ka rrënjët nga qyteti im, Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ne do të organizojmë një vizitë të bukur për shkelqësinë tuaj në Kosovë dhe mezi pres të takohemi përsëri në Kostarika. Faleminderit Zoti ministër për njohjen e Kosovës dhe miqësinë e bashkëpunimin”, ka shkruar Rudi.

Provo po ashtu

haradinja, ditelindja, nena

Sa është plakur kryeministri?

Haradinaj feston ditëlindjen e tij dhe kafen e parë e pi me nënën Kryeministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.