Ballina / Shkencë / Gjymtyrë më të gjatë, sy më të mëdhenj. Shikoni si do të ndryshojë njeriu në të ardhmen
evolucioni

Gjymtyrë më të gjatë, sy më të mëdhenj. Shikoni si do të ndryshojë njeriu në të ardhmen

The SUN përshkroi se si njeriu do të duket pas 1000 vjetësh. Pavarësisht se ky nuk është një fakt i sigurt, ekspertë të anatomisë njerëzore duke u bazuar në studimet e kryera kanë arritur në rezultatet e mëposhtme. Sipas fotos të gjithë urojmë që kjo gjë të mos ndodhë vërtetë megjithatë parashikimi i tyre mbetet interesant .

Evolucioni i njeriut ka ndryshuar trupat njerëzor prej shekujsh dhe sigurisht që ai është një proces i vazhdueshëm. Duke u bazuar tek faktorët me të cilët përballemi çdo ditë dhe që na rrethojnë kudo, pas 1000 vjetësh, ekspertë kryesor anatomikë mendojnë se ndryshimet fizike që do të ndodhin me trupin e njeriut të jenë:

Trupat e njerëzve parashikohen të fitojnë një gjatësi me 10 cm deri ne 20 cm më të lartë, kjo për shkak të ushqyerit të përmirësuar dhe shkencës mjekësore tepër të avancuar. Dr Garry Trainer , e ka bazuar këtë hipotezë duke studiuar rritjen e shtatlartësise së njeriut ndër shekuj dhe sipas tij njërëzit janë mesatarisht rreth 6 cm më të gjatë se prej vitit 1800.

Zorrët brenda trupave njerëzor do të jenë më të shkurtra, sepse ushqimet që ne konsumojmë më së shumti, janë lehtësisht të tretshme në krahasim me ushqimet në epoka të mëparshme. Përvec kësaj ato nuk do të kenë mundësi të thithin aq shumë yndyrë dhe sheqer si në ditët e sotme duke shmangur kështu në mënyrë të natyrshme, shëndoshjen , thotë dentisti Dr Philip Stemmer .

Gjymtyrë tona më të përdorura do të ndryshojë në mënyrë drastike .

Krahët dhe gishtat mendohet se do pësojnë një zgjatje të konsiderueshme, kjo për shkak të nevojës së pavullnetshme të njeriut për të arritur gjërat që ka larg dhe kështu mbaresat nervore në duart dhe gishtat do të rriten.

Njerëzit pas 1000 vjetësh do të kenë një tru më të vogël , ndoshta për shkak se njeriu sot është I prirur për të mos mbajtur mend, duke qënë se për këtë ndihmojnë kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike.

Sytë do jenë të mëdhenj. Këtë e shpjegon dr Cary Cooper , i Universitetit Lancaster I cili beson se për shkak të rrezatimeve të vazhdueshme dhe të tepruara që marrim cdo moment të ditës në sajë të aparateve telefonike, kompjuterave, ekranave të mëdha elektronike, syri duke qënë se është I predispozuar të hapet sa më shumë për të kuadruar të gjithë imazhin që kap ka premisa të zmadhohet akoma dhe më shumë.

Dentist Dr Stemmer gjithashtu mendon se njerëzit mund të kenë më pak dhëmbë sepse njerëzia sot po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt ushqimeve të buta të cilat përtypen me lehtësi të madhe . Ai hamendëson gjithashtu se prej teknologjeve mjaft të avancuara, shumë ushqime do mund të merren edhe nëpërmjet pilulave dhe kjo do të thotë me pak dhëmbë dhe më pak nofulla të forta. Rrjedhimisht kjo teori limiton edhe madhësinë e gojës e cila do të zërë një vend më të vogël në fytyrë.

evolucioni teknologjik

Çdo njeri do të ketë një formë hunde të njëjtë, kjo për shkak se në zhvillimin e hundës ndikon në mënyrë thelbesorë ajri që thithim dhe duke qenë se klima parashikohet të ngrohet por përveç saj edhe ngrohja qëndrore që njerëzit kanë në stilin e jetesës do bëjë që hunda e tyre të jetë e vogel dhe e gjërë.

Ngrohja qendrore në banesa dhe ngrohja klimaterike do të sjellë edhe minimizimin e qimeve në trup por gjithashtu edhe në rrudhosjen e lëkurës, për të cilën ndikon negativisht edhe rrezatimi nga pajisjet elektronike.

Pas 1000 vjetësh njerëzit mund të përfundojnë edhe me kurriz të dalë dhe qafë të kërrusur për shkak të orëve të gjata të qëndrimit ulur dhe për shkak të diellit të nxehtë I cili në mënyrë të pakuptueshme do e detyroi njeriun të ecë i përkulur. Dielli i nxehtë do të errësoj gjithashtu edhe lëkurën e trupit duke bërë të mundur miksimin e rracave në të gjithë planetin Tokë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Akulli është zbuluar në polin jugor dhe verior të Hënës

Akulli është zbuluar në polin jugor dhe verior të Hënës

Astronomët kanë gjetur prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e akullit që rrjedh nga uji i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.