Ballina / KOSOVA / Gjykatat shkrihen në Gjykatën Themelore

Gjykatat shkrihen në Gjykatën Themelore

Fillimi i janarit të vitit 2013 shënon fillimin e reformimit të sistemit gjyqësor në Kosovë. Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut do të bashkohen në një të vetme – në Gjykatën Themelore.

Do të jenë 7 Gjykata Themelore me seli nëpër 7 qendrat kryesore të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj- Bytyqi.

“Gjykatat themelore janë Gjykata të Shkallës së Parë dhe janë kompetente për të Gjykuar të gjitha çështjet përpos nëse me ligj parashihet ndryshe”, tha Qorraj- Bytyqi.

Gjykata themelore e Prishtinës përbëhet nga 5 departamente, departamenti për krime të rënda, departamenti për çështje ekonomike, administrative, i përgjithshëm dhe për të mitur.

Ndërsa në 6 rajonet e tjera do të kenë vetëm nga 3 departamente, për krime të rënda, për të mitur dhe i përgjithshëm. Të gjitha gjykatat themelore do t”i kenë degët e veta me nga një departament, ku do të hyjnë divizioni civil, penal dhe i kundërvajtjes .

Risi tjetër do të jetë Gjykata e Apelit po me seli në Prishtinë, e cila si Gjykatë e Shkallës së Dytë ka juridiksion në gjithë territorin e vendit dhe ndër të tjera ka kompetencë të ushtrojë edhe të gjitha ankesat kundër veprimeve të gjykatave themelore.

Gjykata e Apelit vendos edhe në Shkallën e Tretë sipas ankesave të lejuara me ligj. Kurse autoriteti më i lartë do të jetë Gjykata Supreme, theksoi znj. Qorraj- Bytyqi.

“Gjykata Supreme me seli në Prishtinë ka juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe është autoriteti më i lartë Gjyqësor në vend. Në këtë Gjykatë do të përfshihen edhe Kolegji i Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme”, tha Qorraj-Bytyqi. Pra, me reformën gjyqësore bëhet zvogëlimi i numrit, nga 59 në vetëm 9 Gjykata, ndërsa pritet rritja e efikasitetit në punë

Provo po ashtu

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Pengesa më e madhe, mbetet ajo e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.