Ballina / KOSOVA / Gjykata speciale, paralajmërohen arrestime

Gjykata speciale, paralajmërohen arrestime

Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, ka intensifikuar punën ditëve të fundit duke i dërguar ftesë për intervistim ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Fadil Bekës dhe dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Sopit e Sejdi Veselit.

Ndërkohë dje u raportua se ftesë nga ky organ ka marrë edhe ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri, mirëpo ai nuk e pohoi e as nuk e mohoi një gjë të tillë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në valën e hetimeve të Prokurorisë Speciale, me seli në Hagë, janë shtuar edhe emrat e tre ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët duhet të paraqiten para këtij organi për intervistim. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili shërbeu si doktor gjatë kohës së luftës, Fadil Beka, dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Sopi e Sejdiu Veseli, janë figurat e fundit që janë ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Po ashtu të mërkurën mediet raportuan se edhe ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale, mirëpo ai vetë nuk ka pranuar të flasë për këtë gjë. Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Në anën tjetër përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së i kanë thënë gazetës se shumë shpejt priten edhe arrestimet e para, teksa avokatë të akredituar nga ky institucion kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk mund të parashikohet ende.

Provo po ashtu

Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.