Ballina / RAJONI / Gjykata në Kosovë, lë të lirë Albert Veliun
albert veliu

Gjykata në Kosovë, lë të lirë Albert Veliun

Një ditë pasi u arrestua nga autoritetet policore në Kosovë Albert Veliu, personazhi kryesor në çështjen e audiopërgjimit ku pretendohet se ai flet me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafikimin drejt Italisë të një sasie marijuana, u la i lirë nga Gjykata të premten.

Veliu ishte kapur më herët në Kosovë dhe ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit. Menjëherë më pas ai kërkoi azil. Ndërsa arrestimi i tij për efekt ekstradimi, u bë pasi në fundjavë Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, pranoi kërkesën e Prokurorisë për urdhër arresti ndaj tij, nën akuzën e “kallzimit të rremë”, për rastin e audiopërgjimit, gjykatësi në Prishtinë, ka vlerësuar të drejta pretendimet e mbrojtjes, se Veliu nuk do të lëvizë nga Qendra e azilantëve dhe se përsa kohë nuk ka një kërkesë zyrtare për ekstradim, ai nuk mund të mbahet në paraburgim, për vendime që mund të ndodhin në të ardhmen.

Ndërkohë në Shqipëri, për të njejtën çështje është në qeli dhe një tjetër person Fredi Alizoti, i cili ka pranuar në Prokurori, fillimisht më 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, se Albert Veliu, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrnin një shumë prej 200 mijë eurosh. Prokuroria thotë se dhe përgjimet e bisedave telefonike të Alizotit konfirmojnë një variant të tillë.

Deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi pak ditë më parë një video të një bisede që Alizoti ka zhvilluar me një tjetër person të panjohur, ku ai thotë se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka dërguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën 1 Qershor kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori, pasi po të njejtën ditë ai i ka treguar në telefon Drejtorit të Policisë së Fierit se në audiopërgjimin ai ka luajtur rolin e vëllait të ministrit. Sipas Alizotit gjatë udhëtimit Drejtori Veliu e ka provokuar duke e pyetur se me kë është i rreshtuar politikisht.

Policia e Shtetit përmes një deklarate mohoi që Drejtori Veliu të ketë qenë në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti. shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes.

@Fluidi

Provo po ashtu

Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.