Ballina / KOSOVA / Gjykata lejon Milaim Zekën të marrë pjesë në Kuvend
Milaim Zeka komision

Gjykata lejon Milaim Zekën të marrë pjesë në Kuvend

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend, një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi masën e arrestit shtëpiak.

Zeka qe ndaluar tri ditë më parë nën dyshimet për shmangie të tatimit.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci bruksel

Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.