gjykata kushtetuese e kosoves

Gjykata Kushtetuese

Deklaron kërkesën e Haradinaj të papranueshme

Në seancën shqyrtuese të mbajtur në ditën e mërkure, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, pas dorëheqjës së tij.

Sipas këtij aktvendimi Gjykata Kushtetuse e cilëson kërkesën e Haradinaj të papranueshme si parashtures të kërkesës.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Gjykata në këtë publikim të vendimit deklaron se kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi:  TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”.

Ky publikim është një përmbledhjet e shkurt e vendimit të Gjykatës, ndërsa teksti i plotë i aktvendimit do t’i dorëzohet palës si dhe, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim, njofton Gjykata Kushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!