gjuriq

Gjuriq: Zgjedhjet do të mbahen në Kosovë!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur ministres për Dialog, Edita Tahiri, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Sipas Gjuriqit, zgjedhjet e shtetit të tij do të organizohen në Kosovë, siç janë mbajtur edhe herëve të kaluara.

Serbia me përkrahjen e OSBE-së në vitin 2014 pati hapur 10 qendra të votimit në Kosovë dhe të drejtën e votës e kanë pasur 107,958 serbë të Kosovës, transmeton “Zeri.info”

Ndryshe, Tahiri kishte thënë se koha kur Serbia mbante zgjedhje në Kosovë ka kaluar. Paralajmërimet e zyrtarëve të Serbisë se zgjedhjet mbahen edhe në Kosovë, ajo i ka quajtur propagandë e brendshme e tyre dhe se kjo nuk vjen në konsideratë.

Vlen të theksohet se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka deklaruar se së shpejti shteti i tij shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që pritet të mbahen në prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.