gjuriq

Gjuriq provokon: Kosovarët po përgatiten për luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit në mënyrë të njëanshme nga Lista Serbe.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, Gjuriq ka thënë se autoritetet e Qeverisë së Kosovës nuk duan paqe, dhe se ata po përgatiten për luftë.

“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt, është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk e duan paqen, por po përgatiten për luftë këto deklarata të Haradinajt tregojnë se kosovarët po përgatiten për luftë”, ka shkruar Gjuriq.

“Ka të drejtë Ramush Haradinajn kur thotë që nuk mund të ketë ndarje dhe shkëmbime të territoreve të Kosovës, sepse i gjithë territori i Kosovës është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar nder të tjera Gjuriq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.