gjuriq

Gjuriq: Jemi gati që Marrëveshja e Drejtësisë të zbatohet nga nesër

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se pala serbe nesër do të jetë e gatshme për krijimin e një gjykate dhe një prokurorie të re me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gjuriq ka shtuar se kanë në dispozicion edhe dy ose tre ditë në lidhje me datën e planifikuar për të përmbushur plotësisht detyrimet lidhur me Marrëveshjen për Drejtësinë.

“Më interesantja është se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare e sheh vonesë të madhe treditëshin e zbatimit të Marrëveshjes së Drejtësisë, ndërsa vonesën prej 1643 ditëve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe nuk e komentojnë”, ka thënë Gjuriq.

Në bazë të kësaj Marrëveshjeje Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet t’i dekretojë 42 gjykatës dhe 14 prokurorë serbë.

Të kujtojmë se të martën në Presidencë gjithçka ishte bërë gati për dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, të cilët për herë të parë do të jenë nën juridiksionin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë, pas pritjes disaorëshe, ceremonia e dekretimit kishte dështuar, meqë gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk u paraqiten në presidencë.

Kjo bëri që të reagojë ashpër Presidenti Thaçi, por edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.