Ballina / RAJONI / Gjuha malazeze, e njohur ndërkombëtarisht dhe me kod
gjuha mali i zi

Gjuha malazeze, e njohur ndërkombëtarisht dhe me kod

Komiteti i Bibliotekës së Kongresit të Washingtonit e ka njohur gjuhën malazeze dhe Mali i Zi e ka marrë kodin e gjuhës ndërkombëtare, është kumtuar nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi.

Biblioteka “Djurdje Crnojevic” nëntë vjet më parë kërkoi kodifikimin e gjuhës malazeze dhe njohjen e gjuhës në kuadër të standardit ndërkombëtar ISO dhe këto ditë kërkesa ditë është miratuar, njofton n1, transmeton Koha.net.

“Mali i Zi ka marrë kodin ndërkombëtar për gjuhën malazeze brenda standardeve ndërkombëtare ISO. Të premten (e shkuar) ne u informuam se Komiteti i bashkuar Këshillimor ISO 639 e ka miratuar kërkesën e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi. Shenja e gjuhës malazeze do të jetë CNR, emërtimi në anglisht dhe frëngjisht Montenegrin, e në origjinal gjuha malazeze në latinisht dhe cirilike. Tabela në ISO do të përditësohet në javët në vijim “, tha drejtori i bibliotekës Bogiq Rakoçeviq.

Me këtë, sipas fjalëve të tij, u konfirmua se gjuha malazeze nuk është një variant i gjuhës serbe, por kjo është gjuhë që e ka identitetin gjuhësor.

“Kjo është një tjetër gjë shumë e rëndësishme për rrumbullakimin e entitetit malazez, për shkak se me këtë akt Komiteti Washington nuk e ka njohur vetëm ekzistencën e gjuhës malazeze, por edhe ka konfirmuar se gjuha malazeze nuk është një variant i gjuhës serbe siç flitej deri vonë. Pra, kjo është njohje e gjuhës”, tha Rakoçeviç.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare deklaroi se kodifikimi ndërkombëtar është i rëndësishëm për kodimin dhe katalogizimin e librave.

@Fluidi

Provo po ashtu

kufiri greko turk

Në kufirin greko-turk gjenden tri femra të vdekura

Tri femra, origjina e të cilave nuk bëhet e ditur ende, janë gjetur të vdekura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.