Gjoba të larta për ata që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot autoritete e komunës kanë pranuar qarkoren informative nga niveli qendror lidhur me gjobat që do t’u jepen atyre që nuk i përmbahen vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Nga 1000 deri 2000 euro gjobë do t’u jepen personave fizikë, e 3000-8000 euro atyre juridikë.

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik;”, ka njoftuar Ahmeti.

Ahmeti shkroi në llogarinë e tij në Facebook se:- “Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka! Zbatoni masat! #rriNshpi”,

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.