Ballina / RAJONI / Gjini: Blloku po e shpëton Gjykatën Kushtetuese

Gjini: Blloku po e shpëton Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e kryeparlamentarit nga Blloku duke u thirrur në nenin 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Blloku e shpëton edhe kredibilitetin e këtij institucioni, ka deklaruar Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook.

Aplikimi korrekt i pikës 127 të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese do ta shpëtojë Gjykatën Kushtetuese nga rrënimi i plotë i kredibilitetit të saj dhe do ta shpëtojë procesin demokratik në Kosovë. Mosaplikimi i atij provizioni do t’i rrënojë të dyja, për një kohë të paparashikueshme. Koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje duhet ta zgjedh rrugën e parë, të shpëtimit të Gjykatës dhe të demokracisë, rrjedhimisht të shpëtimit të vendit. PDK është ajo që duhet të reflektojë. A do të mbetet në histori si partia e cila e dëmtoi drejtësinë, demokracinë dhe vendin vetëm e vetëm se nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin përkundër faktit se shumica e përfaqësuesve të popullit kanë vendosur ndryshe, apo do të mbahet mend si parti e cila i lejoj rrugë demokracisë.

Po shpresoj se e bëj ë të dytën. Përndryshe do ta humbasin edhe pushtetin edhe kredibilitetin, për një kohë të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.