Gjilan: Paraburgim prej 30 ditësh për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit N.S. që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.01.2020, rreth orës 08:00 minuta, tek zyrat e Kompanisë ‘AR Katana’ ShPK në Gjilan me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit tek bashkëshortja tani e dëmtuara F. B. ka shkaktuar dhunë në familje, përmes dhunës psikologjike në kundërshtim me nenin 2 nënparagrafin 3 të Ligjit për Dhunë në Familje. I pandehuri të njëjtën ditë ka pasur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të një vepre të mëhershme penale dhunë në familje, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë, pasi që nuk i është përgjigjur ftesës së Gjykatës”, thuhet në njoftim të Themelores.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi i lidhur nënparagrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të përsërisë veprën penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.