Ballina / KOSOVA / Gjilan, një vit burg zyrtarit që u kap duke marrë 2,000 euro ryshfet
drejtesia , KGJK
KGJK

Gjilan, një vit burg zyrtarit që u kap duke marrë 2,000 euro ryshfet

Bashkim Bunjaku, pak orë pasi pranoi fajësinë në seancën e paradites për veprën penale marrje ryshfeti, u dënua nga Gjykata e Gjilanit me 1 vit burgim dhe 1000 euro gjobë.

Po ashtu si dënim plotësues atij iu shqiptua edhe masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës në administratë publike dhe shërbim publik në afat prej 1 viti pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Agim Ademi Kryetar, Naser Maliqi e Menderes Behluli anëtarë, njoftuan se i pandehuri shpallet fajtor mbi bazën e pranimit të fajësisë dhe provave materiale.

Pranimi i fajësisë dhe fakti që i akuzuari nuk ka qenë më parë i dënuar për ndonjë vepër penale janë marrë nga gjykata si rrethana lehtësuese nga gjykata.

Kurse si rrethanë rënduese mori parasysh faktin se i pandehuri e ka kryer veprën në dashje direkte me qëllim përfitimi pasuror.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.