Gjermania reagon pas emërimit të emisarit amerikan për negociatat Kosovë-Serbi

Presidenti Donald Trump, ka emëruar ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gjermania.

Për emërimin e Richard Grenell kanë folur nga kabineti i kancelares, Angela Merkel.

Zëdhënësi i Qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, Stefan Siebert, në një përgjigje për Express thotë se është e rëndësishme që të kenë koordinim me partnerët amerikanë sa i përket politikës për Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se zhvillimet në këtë rajon janë shumë të rëndësishme.

“Para se gjithash, është në përgjegjësinë e Qeverisë se SHBA’së për të emëruar Përfaqësues Special. Për ne mbetet, që në fushën e politikave për Ballkanin perëndimor, gjë që është shumë e rëndësishme për ne, të kemi një pjesë të rëndësishme të politikës sonë të jashtme, dhe sigurisht duhet të koordinohemi me partnerët amerikanë, dhe ne do ta bëjmë, edhe tash kur Z. Grenell është Përfaqësues Special. Nuk mund t’iu japë një vlerësim personal nga perspektiva gjermane”, ka thënë Siebert.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet që të rifillojë në fund të muajit dhjetor apo në fillim të janarit 2020, ndërkohë është raportuar se SHBA’ja dëshiron një marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në verën e vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.