Ballina / Biznes / Karrierë / Gjermania po rrit përdorimin e inteligjencës artificiale në industri
inteligjenca artificiale dhe industria

Gjermania po rrit përdorimin e inteligjencës artificiale në industri

Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) po rritet ndjeshëm në industrinë gjermane, sipas një studimi të publikuar sot, ditën e hapjes së panairit industrial të Hanoverit.

“Rreth 12% e kompanive industriale janë duke përdorur IA-në”, sipas Achim Berg, president i “Bitkom”, shoqata e sektorit të informatikës në Gjermani.

Sipas këtij studimi të “Bitkom”, gjysma e kompanive po punojnë me pretendimin se makineritë që mësojnë të sjellin ndryshime drastike në praktikat aktuale të biznesit, me 47% që e shohin se do të ndikojë në rritjen e prodhimit.

Rreth 25% e makinerive në Gjermani janë të lidhura me internetin, ndërsa 10% e kompanive kanë më shumë se gjysmën e makinerive të lidhura në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.