Ballina / KOSOVA / Gjermania për e Franca kundër liberalizimit
vizat

Gjermania për e Franca kundër liberalizimit

Samiti që do të mbahet nesër në Berlin, duket se nuk do të sjellë asnjë rezultat për liberalizimin e vizave.

Deri para tre javëve, Gjermania e kishte kundërshtuar liberalizimin për shkak të mungesës së një konsensusi ndërmjet partive që e përbëjnë koalicionin e madh atje.

Derisa CDU dhe SPD ishin pro liberalizimit të vizave, kundër ishin Ministri i Brendshëm nga CSU dhe Drejtoria për Evropë në kuadër të zyrës së kancelares Merkel.

Në një analizë të siguruar nga lajmi.net thuhet se kundërshtimi më i madh i Gjermanisë ka qenë pikërisht në zyrën e kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Brendshme.

“Qeveria gjermane ishte e ndarë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa Ministria e Jashtme ishte në favor të liberalizimit të vizave, zyra e kancelares ishte skeptike bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në këtë analizë të siguruar nga lajmi.net.

Mirëpo ky qëndrim gjerman tashmë ka ndryshuar tërësisht, sepse kundërshtimi i tyre ishte i ndërlidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet që ishin mbajtur në disa ‘Lande’ të rëndësishme në Gjermani, të cilat shërbenin si barometër për zgjedhjet nacionale.

Gjermania që tri javë mësohet se është shteti më pro liberalizimit të vizave. Madje, më as Ministri i Brendshëm dhe as zyra e kancelares Merkel nuk janë aspak pengesë.

Franca është shteti që tash është duke kundërshtuar ashpër liberalizimin e vizave.

Vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, ka thënë se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.

Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë. Macron, po ashtu, ka thënë se ky projekt ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin francez, të cilët janë ndjerë të tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Befasohet shqiptari, fotoja e këmbës së tij të amputuar – në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.