Ballina / KOSOVA / Gjermania nuk do të përkrahë marrëveshje që prek të tjerët
zëdhënësi i qeverise gjermane Steffen Seibert

Gjermania nuk do të përkrahë marrëveshje që prek të tjerët

Që në momentin që u njoftua organizimi i Samitit të Berlinit, çështja e heqjes nga tryeza e idesë së shkëmbimit të territoreve, ishte ajo që u lakua më shumë, por zëdhënësi i qeverise gjermane Steffen Seibert pohoi se për të nuk u diskutua në takim.

Gjithë çfarë u fol aty, sipas Seibert, ishte se si të marrë udhë sërish procesi i normalizimit, i cili faktikisht, ka ngecur prej disa muajsh.

Zëdhënësi megjithatë e bëri të qartë pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të mbështesë “asnjë marrëveshje, pasojat e së cilës do t’i vuajnë vendet e tjera të rajonit”.

Pritshmëria e të gjithë pjesëmarrësve, nga sa shpjegoi ai, ka qenë që “marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (…) të jetë gjithë-përfshirëse, e qëndrueshme dhe të mos vërë në rrezik stabilitetin në rajon. Seibert nuk deshi ta përshkruante me imtësi se si kishin kaluar bisedimet, dhe a kishte pasur presion mbi kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, për heqjen e taksave doganore.

Ai iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin, percjell tch.

Gjithë çfarë konfirmoi ishte se në 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani, Francë, Serbi, Kosovë.

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Befasohet shqiptari, fotoja e këmbës së tij të amputuar – në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.