Ballina / KOSOVA / Gjermania nuk beson në idenë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi
gjermania flamuri

Gjermania nuk beson në idenë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Berlini është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një vizite në Shqipëri, Maas tha se “ekziton frika e efektit domino”.

“Jemi skeptikë dhe të matur në këtë çështje”, tha Maas, duke iu bërë thirrje të dyja vendeve që “ta qartësojnë dhe të gjejnë zgjidhje në një mënyrë që nuk sjell çështje të tjera”.

Ideja për ndryshim kufijsh është përmendur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të tyre.

Të dyja ato shpresojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur në vitin 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të arrijë fazën finale me një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

kek

Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.