Ballina / RAJONI / Gjermania: Negocitat, apo hapja e derës Kinës e Rusisë…

Gjermania: Negocitat, apo hapja e derës Kinës e Rusisë…

Gjermania paralajmëron se moshapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut rrezikon të shfrytëzohet nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon.

Sipas kryediplomatit gjerman, Michael Roth, dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen.

Franca dhe vendet e tjera europiane javën e ardhshme duhet të heqin dorë nga skepticizmi për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Velt am Zontag”, ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth u bëri apel partnerëve të mos shkelin fjalën e dhënë.

“Më 15 tetor duhet të japim sinjalin e duhur duke i dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona, dhe tani duhet t’i mbajmë.”

Socialdemokrati gjerman thekson se përpos dëmit që do i sillte gjithë rajonit, refuzimi për të disatën herë mund të shfrytëzohej nga aktorë të huaj politikë.

“Një tjetër kthesë do rrezikonte seriozisht kredibilitetin e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do e mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme.”

Gjermania ka kushtëzuar avancimin e bisedimeve me Shqipërinë me funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, dhe miratimin e Reformës Zgjedhore.

Procesi i negociatave me BE-në në tërësi rrezikohet më së shumti nga Franca dhe dyshimet për ritmin e reformave në dy vendet ballkanike.

Rezervat për zbatimin e ligjit i kanë mbështetur edhe vende si Holanda, Danimarka apo Spanja, por sipas mediave gjermane një veto e Parisit do mjaftonte për ta shtyrë procesin për një kohë të pacaktuar.

Provo po ashtu

Vuqiç: ShBA-së i intereson vetëm pavarësia e Kosovës, pres qëndrimin e BE-së

Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara, ata nuk janë të interesuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.