Ballina / BOTA / Gjermania miraton ligjin për punësim të të huajve të kualifikuar
gjermania flamuri

Gjermania miraton ligjin për punësim të të huajve të kualifikuar

Qeveria e Gjermanisë e ka miratuar një ligj për migrimin që ka për synim joshjen e punëtorëve të shkathtë dhe të kualifikuar që vijnë nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve për ta plotësuar nevojën për fuqi punëtore në sektorë të caktuar të eknomisë.

Udhëheqësit e bizneseve qe një kohë të gjatë kanë kërkuar që qeveria t’i lehtësojë procedurat e migrimit, duke thënë se disa degë të ekonomisë po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kanë bërë të ditur se efektet afatgjate mund të sjellin dëme të pariparueshme.

Ligji i miratuar do t’ua lehtësojë punëdhënësve marrjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, pasi që vërehet mungesa e punëtorëve në Gjermani dhe nga vendet tjera të BE-së. Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.

Për këtë ligj janë zhvilluar debate të gjera, ndërsa miratimi i tij e shënon ligjin e fundit të miratuar për këtë vit. Një pjesë e partisë së Merkelit dhe partisë së krahut të djathtë kanë thënë se ky ligj mund ta nxisë migrimin e personave të pakualifikuar.

Sipas Zyrës Federale të Punës, rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani. Brenda kësaj shifre kërkohen kryesisht punëtorë për kujdes shtëpiak e shëndetësor, mjeshtër të dyshemeve dhe vozitës të kamionëve, shkruan “The Guardian”.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro2

Mosrespektimi i orarit të punës i humb miliona buxhetit

Ligji i punës, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010, po shkelet nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.