Ballina / Biznes / Karrierë / Gjermani : Punëtorët fitojnë të drejtën për të punuar 28 orë në javë
sa ore duhet te punoni, puna, Gjermani,

Gjermani : Punëtorët fitojnë të drejtën për të punuar 28 orë në javë

Në Gjermani miliona punëtorë po fitojnë të drejtën për të punuar 28 orë në javë, raporton transmetuesi televiziv amerikan CNN.

Këte betejë sindikalistët e kishin nisur prej kohësh, por është Sindikata e Punës “IG Metall” ajo që ia doli të sigurojë marrëveshjen, që 2.3 milionë anëtarëve të saj tu mundësohet orar më fleksibil i punës dhe rritja e pagave.

Nga viti i ardhshëm punëtorët në kompanitë e mëdha inxhinierike në Gjermani, siç është pronari i Mercedes Benzit, Daimler (DDAIF), mund të zgjedhin të punojnë 28 orë në ditë deri në dy vjet, para se të kthehen në atë standarde 35 orë në javë.

Marrëveshja është arritur javë e shkuar, kurse negocimi për te ishte realizuar me mbi  700 kompani në Gjermani.

“Kjo përcakton standardin për të gjithë të tjerët”, është shprehur Megan Greene, shefe ekonomike në “Manulife Asset Management”.

Sipas IG Metall ky fleksibilitet do t’iu mundësojë punëtorëve që kujdesen më tepër për fëmijët dhe të afërmit e tyre.

Paga do të reduktohet për të pasqyruar javën më të shkurtër të punës, kurse marrëveshja iu jep mundësinë punëtorëve që të punojnë edhe 40 orë, nëse duan, për të fituar më shumë.

“Marrëveshje të tilla priten të ndodhin së shpejti edhe në sektore dhe regjione të tjera”, thotë Famke Krumbmüller, partner në OpenCitiz, një konsulencë politike për rrezikun.

Gjithashtu edhe Bosch, që ka të punësuar 138,000 njerëz në Gjermani, tha se do të ofrojë të njëjtat ngritje të pagave dhe përfitimet për punëtorët. Kjo kompani thotë se oraret fleksibël nuk janë shkatërruese.

@Fluidi

Provo po ashtu

termet

Shqipëri: 42 dridhje të tokës nga e shtuna

Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.