Ballina / BOTA / Gjermani: Në rritje familjet me një prind

Gjermani: Në rritje familjet me një prind

Gati çdo e treta familje në Gjermani e ka braktisur modelin klasik të familjes. Një sondazh ka konstatuar se 35% e të anketuarve gjermanë nga mosha 20-39 vjeç e refuzojnë martesën, duke e quajtur atë një institucion që i ka kaluar koha.

Numri i familjeve dhe i çifteve të martuara me fëmijë është ulur në mënyrë masive në Gjermani, shpalon Zyra Federale gjermane e Statistikave.

“Forma më e përhapur e familjes është ajo e modelit tradicional – familje me një ose disa fëmijë, por ky model është lëkundur shumë. Në vitin 1996,  81% e çifteve kanë qenë të martuar e me fëmijë, në 2014 kjo shifër ka rënë në 70%. Pokështu është shtuar për 20% numri i familjeve me një prind”, thonë në Byronë e Statistikave.

Statistikat poashtu nxjerrin në shesh rritjen e numrit të familjeve që krijohen nga e njëjta gjini, apo çiftet pa celebrim nga 5 në 10%.

Sipas statistikës në Berlin duket se familja nuk është më forma më atraktive për çiftet. Numri më i madh i familjeve vetëm me një prind gjendet pikërisht në Berlin, ku jeton çdo e treta familje me një prind. Ndërkohë që më tradicional duket se është një land gjerman, ai i Baden-Vyrtembergut, aty është vetëm çdo e gjashta familje është familje me një prind. Ndërsa Lindja e Gjermanisë, dallon në dy gjëra nga perëndimi gjerman. Aty ka shumë më pak çifte të martuara, por ka më shumë fëmijë. pra gjermano-lindorët bëjnë fëmijë por duket i tremben lidhjes martesore.

Provo po ashtu

policaa shqiperi

Shqipëri: Shoqërohen në Polici dy gazetarë, akuzohen për lajme të rreme

Pas publikimit të lajmeve të rreme nga disa portale të cilat shkaktuan panik tek qytetarët …