Ballina / Biznes / Karrierë / Gjermani: Më 2018 një orë pune minimum 9,19 euro, nga viti 2020 shkon në 9,35
eurozona

Gjermani: Më 2018 një orë pune minimum 9,19 euro, nga viti 2020 shkon në 9,35

Qeveria gjermane sot miratoi një vendim për rritjen e pagës minimale me 35 centë në 9.19 euro në orë që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kurse nga viti 2020 në 9.35 euro.

Fitimet minimale në orë janë aktualisht 8.84 euro, kujton Reuters.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz, tha se angazhohet që paga minimale të rritet edhe më shumë në të ardhmen dhe të jetë 12 euro për një orë pune.

Rritja e fundit ka prekur më shumë se 2 milionë njerëz, vlerëson Reuters.

Sipas Zyrës Gjermane të Statistikave, rreth 1.4 milion njerëz morën një minimum në prill të vitit të kaluar, ndërsa 800,000 njerëz të tjerë fitonin më pak se minimumi.

@Fluidi

Provo po ashtu

kartela bankare

Bankat rrisin çmimet për mirëmbajtje të llogarive

Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë, kohëve të fundit kanë shtrenjtuar tarifat për shërbime …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.