Gjermani: Gjendet e vrarë azilkërkuesja 23 vjeçare

Një azilante 23-vjeçare është gjetur e vdekur në një prej kampeve me refugjatë në Viesbaden të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë pas vdekjes së vajzës së nuk ekziston skenari i ksenofobisë, dhe nuk ka prova që e vërtetojnë vrasjen e saj qëllimisht nga ndonjë vendas.

23-vjeçarja jetonte në një konvikt i cili ishte kthyer në strehë për azilantët. Ndërkohë policia gjermane ende nuk ka detaje për shkaqet që çuan në vdekjen e saj, prokuroria ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar vdekjen në rrethana të mistershme të vajzës 23-vjeçare.

Rreth 260 azilantë të kombësive të ndryshme jetojnë në konviktin tre katesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.