Ballina / BOTA / Gjermani: Çka janë këto vrasje me shigjeta
gjermani hoteli dhe vrasjet me shigjeta

Gjermani: Çka janë këto vrasje me shigjeta

Policia gjermane, ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 km larg hotelit bavarez ku një ditë më parë u gjetën të vrarë nga shigjeta harku, tre persona.

Trupat e pajetë u takojnë gjinisë femërore, ndërsa u hasën kur autoritetet gjermane po hetonin vdekjen e një burri dhe dy grave të cilat mistershëm u gjetën dje të vrara nga goditjet e shigjetave.

Banesa në Wittingen ishte zënë nga një grua 30 vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetur në dhomën e hotelit.

Dy të tjerët në dhomën e hotelit ishin një burrë dhe një grua që u gjetën në shtrat, dorë më dorë, të shtangur me disa shigjeta.

Nuk kishte asnjë shenjë të një përleshje mes tyre, e as të një pjesëmarrësi tjetër, tha policia.

Të pesë viktimat ishin banorë të Gjermanisë.

Provo po ashtu

Ursula von der Leyen

Leyen kërkon mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e KE-sё

Ursula von der Leyen duhet të pёrballet me votimin si presidente e ardhёshme e Komisionit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.