Ballina / BOTA / Gjermani: Bombë në autobusin e Borussia Dortmund, lëndohet Marc Bartra

Gjermani: Bombë në autobusin e Borussia Dortmund, lëndohet Marc Bartra

Marc Bartra është dërguar në spital për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë shpërthimit me bombë që ka prekur autobusin e lojtarëve të Borusia së Dortmundit në Gjermani.

Ekipi i Borussias së Dortmundit konfirmoi se një prej lojtarëve të saj është plagosur, pas një shpërthimi bombe që ka prekur autobusin që transportonte lojtarët. Ngjarje, e cila për arsye sigurie ka sjellë edhe shtyrjen e ndeshjes ndaj Monakos.

Borussia nxit të pranishmit në stadium të ruajnë qetësinë, teksa hetohet ngjarja, duke shtuar se punonjës të shumtë të emergjencave kanë shkuar në vendngjarje.

“Do t’iu njoftojmë sapo të kemi lajme të verifikuara”, shkruan klubi në rrjetin social “Twitter”. Ndërkohë konfirmohet se Marc Bartra është plagosur dhe është nisur për në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak para se ekipi t’i drejtohej stadiumit “Signal Iduna Park”, ku do të zhvillonte ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Monacos. Klubi gjerman njoftoi se bomba ka shpërthyer jashtë autobusit të ndodhur pranë hotelit ku ishin akomoduar lojtarët përpara ndeshjes.

A message at Dortmund's Signal Iduna Park tells fans about the bus explosion

Check Also

Shefat e mbrojtjes në Afganistan japin dorëheqje

Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Abdullah Habibi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *