Gjermani: Arti Krasniqi – kampioni i notit

Arti Krasniqi, 16 vjeçar, të dielën mori titullin e Kampionit të Gjermanisë në not, në stilin e përzier në 400 metra me rezultatin 04:33,23, rezultat ky që është shpresë për norma olimpike. Në po të njëjtin kampionat, në stil të lirë, në 400 metra, Arti Krasniqi arriti të ketë vendin e tretë me rezultatin 04:06,67.

Krasniqi është i lindur në Gjermani, ndërsa vjen nga një familje sportistësh nga Mitrovica. Babai i tij, Naim Krasniqi ishte kampion i shumfihtë i notit në vitet e ’80-ta në Kosovë.

Arti si pjesë e reprezentacionit gjerman,  gjatë kësaj vere do të marr pjesë në European Youth Olympic Festival në Gjeorgji.