karakteret

Gjërat që duhet t’i bëni në ditën e parë të punës

Dita e parë e punës ka qenë e vështirë për të gjithë, sepse duhet të lini përshtypje të mirë. Por si mund të lini përshtypje të mirë, ndërkohë që jeni në stres si do ecë dita e parë, në një vend të panjohur dhe në një pozicion të ri? Dritare.net sjell për ju 7 këshilla të thjeshta, por efektive.

1. Shkoni me herët sesa është paracaktuar në orar

Mbase ju duket paksa e çuditshme të nisesh për në punë herët, por është mirë që të paktën 10 minuta para, të ndodheni aty. Në këtë mënyrë dhe ju do keni mundësi të përgatiteni emocionalisht për të nisur një hap të ri në jetë, që është puna e re dhe pozicioni i ri.

2. Tregohuni entuziastë, por mos e teproni

Mund të jetë e vështirë të sillesh entuziaste që ditën e parë, pa e tepruar, por të tregoheni entuziastë duke ruajtur balancën e duhur.

3. Përpiquni që të mos përmendni punën e vjetër

Kur flisni për mospërshtatjen në vendin e vjetër të punës, duket sikur ju nuk jeni të adaptueshëm, për të punuar në grup. Në vend të përmendjes së gjërave negative nga puna e vjetër, përmendi ngjashmëritë mes detyrës që keni pasur dhe kësaj që do keni tani.

4. Mbani shënime

Mbani sa më shumë shënime, sepse informacionet e para janë shumë të vlefshme për më vonë. Për shembull emrat e njerëzve, fjalëkalimet, apo dhe zyrat përkatëse.

5. Kujdesuni për gjuhën e trupit

Të gjithë e dimë që gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në punë, por ju duhet të dini se është një mjet i vlefshëm për të krijuar përshtypje të mirë në ditën e parë të punës. Ju duhet të buzëqeshni, të shikoni njerëzit në sy dhe të shmangni qëndrimin me duar në xhepa.

6. Bëhuni pozitivë, dhe tregoni interes

Kur të nisni një punë të re, gjithmonë tregoni interes mbi pozicionin tuaj dhe tregohuni entuziastë. Të jesh një punonjës i ri, nuk është e lehtë, prandaj duke kontribuar me idetë tuaja dhe duke u angazhuar, ju do fitoni shumë pikë pozitive.

7. Qëndroni larg rrjeteve sociale

Jeta pa rrjete sociale, sot, mund të duket e pamundur, por në ditën e parë të punës, ju duhet ta bëni të mundur. Përpiquni të shmangni telefonin sa më shumë të mundeni, sepse shumë njerëz i kanë larguar nga puna vetëm për shkak të rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.