Ballina / Fashion/Beauty / Gjërat më interesante që mund ti bëni me lajnerin e syve

Gjërat më interesante që mund ti bëni me lajnerin e syve

Java e modës dimër 2016 veçmë ka filluar dhe ne jemi të bindur se kemi gjetur idetë tona të preferuara në lidhje me grimin gjatë sezonit të dimrit. Në emisionin e Marissa Web, modelet ishin të grimuara me lajner të syve me dy tone apo nuanca që sa dukej e thjeshtë, aq edhe ndryshe nga çkemi provuar më përpara. Por, është me të vërtetë diçka që kishim dashur ta provonim aq shumë për veten tonë, se sa vetëm ti shikonim modelet nëpër pasarelat e modës.

Jemi me fat, sepse nuk kërkohet ndonjë teknikë e ndërlikuar për ta përfituar këtë pamje, përveç një dorë të qëndrueshme dhe besim në vënien e lajnerit. Makeup artisti i Maybelline, Gato Zamora – New York, ka vizatuar me lajner një vijë të trashë dhe të mprehtë në formë “cat eye”, duke përdorur brushë të qendrueshme.

llajner-vije-sy-trend.-5

Më pas, ai ka vënë mbi lajnerin e zi një vijë të hollë ngjyrë metalike, apo ngjyrë të zbehtë argjendi (një produkt i ri kozmetik që do bëhet trend në Qershor), në qendër apo në mes të vijës së kapakut të syrit, apo edhe në skajet e brendshme poshtë syrit. Kombinimi i errët dhe i hapur mbi kapakun e syrit të jep një efekt të ngrohtë grafik, përderisa shkëlqimi në skajet e brendshme të syrit i bën gjithmonë të duken më të ndritshëm. Pamja përfundimtare: sa më shumë theksoni qerpikët me maskara për të precizuar edhe më shumë sytë.

Po ju paralajmërojmë mos të përhumbeni në bukurinë e fotove të mëposhtme:

llajner-vije-sy-trend llajner-vije-sy-trend.-1

llajner-vije-sy-trend.-2 llajner-vije-sy-trend.-3

llajner-vije-sy-trend.-4

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.