Ballina / TEKNOLOGJI / Gjëra interesante për sondat kozmike
Gjëra interesante për sondat kozmike

Gjëra interesante për sondat kozmike

Më poshtë do të njiheni me disa fakte interesante për sondat kozmike.

1. Sonda sovjetike Luna 15 është rrëzuar në sipërfaqen e Hënës një orë para së atë ta braktisnin Buzz Aldrin e Neil Armstrong.

2. Në vitin 1991 sonda Spacewatch ka zbuluar një trup prej materiali artificial në afërsi të Tokës, i cili tash në bazën astrofizike të NASA-s evidentohet si sondë e mundshme jashtëtokësore. Orbita e saj do të sjell atë në Tokë në vitin 2016.

3. Prej vitit 1975 deri më 1982 Rusia ka pasur gjashtë sonda të cilat kanë fluturuar në sipërfaqe të Venerës, kanë mbijetuar temperaturën prej 457 °C dhe me sukses kanë bërë xhirime.

4. Sonda Mariner 1, e cila është dashur të arrijë në obritën e Afërditës, ka përjetuar mossukes për shkak se në njërën linjë të kodit ka munguar një vijë, që është gabimi më i shtrenjtë tipografik në histori.

5. Sonda Gravity B ka formën më të përkryer sferike të ndërtuar ndonjëherë nga njeriu; është pjesë e zhiroskopit të konstruktuar gati me përsosmëri.

6. Sonda kozmike Galileo me qëllim e ka goditur sipërfaqen e Jupiterit në fund të jetës së saj operative, për të evituar kontaminimin e hënave të Jupiterit me bakterie.

7. Helios 1 e 2 janë fluturaket më të shpejta, të cilat i ka ndërtuar njeriu. Ato kanë arritur shpjetësi prej 252 000 km/h (70 000 m/s) dhe, ndonëse më nuk janë funksionale, edhe më tej orbitojnë rreth Diellit.

8. Më 19 korrik të vitit 1960 rusët kanë lansuar Korabl-Sputnik 2 në orbitë me dy qenë, 40 minj dhe lloje të ndryshme bimësh. Kjo ka qenë fluturakja e parë e cila ka dërguar gjallesa në orbitë dhe me sukses i ka kthyer prapa në Tokë.

9. Fluturakja e parë e cila me sukses ka mundur të aterrojë në një planet tjetër dhe të dërgojë prapa të dhëna ka qenë sonda sovjetike Venera 7 në vitin 1970. Pas aterrimit në Afërditë, fluturakja ka dërguar në Tokë të dhëna vetëm 23 minuta, sigurisht për shkak se është lëshuar në anën e errët të planetit.

10. Aterrimet e misioneve sovjetike Venera kanë zbuluar se sipërfaqja e Afërditës është kryesisht prej bazalti, gjë që bazohet në matjet gjeokimike dhe morfologjinë e rrjedhave vullkanike.

11. Fluturakja Juno, e cila shkon drejt Jupiterit, i bart tri figurina lego, të cilat paraqesin Galileon, zotin romak Jupiter dhe gruan e tij Junona.

12. Tashmë 12,5 vjet nëpër kozmos pluskon fluturakja me motor ionik-propulziv, Deep Space 1 (DS1).

13. Kur fluturakja Cassini e ka dërguar sondën në hënën e Saturnit, Agjencioni evropian i kozmosit ka harruar ta ndezë marrësin, kështu që ka humbur gjysma e xhirimit.

14. Sonda Cassini mund të përcjellë objektet në sistemin e Saturnit, madje është të përcjellë një pikë të caktuar në një objekt të caktuar.

15. Fluturakja New Horizons, e cila duhet të arrijë në Pluton në vitin 2015, bart një çerek dollari të shtetit të Floridës për pagesën simbolike të rrugës në botën e të vdekurve barkatarit mitologjik Charon, emrin e të cilit e mban hëna më e madhe e Plutonit.

16. Sipas të dhënave të Cassinit nga viti 2008, hëna e Saturnit Titan ka njëqind herë më shumë rezerva të naftës dhe hidrokarburi se Toka. “Është kjo fabrikë gjigante e kemikalieve organike”, ka thënë Ralph Lorenz, udhëheqës i një studimi relevant.

17. Kur New Horizons të arrijë Plutonin, do të dërgojë të dhëna me shepjtësi prej vetëm 1 kbit/s.

18. New Horizons e ka kaluar orbitën e Hënës për vetëm 9 orë pas ngritjes, për çka astronautëve të Apollos u janë dashur tri ditë.

19. Në fillim të vitit 2015, fluturakja pa pilot Daën duhet të arrijë në Ceres, planet xhuxh dhe objekti më i madh në brezin e asteroideve të sistemit tonë Diellor.

20. Voyager 1 është lansuar pas Voyagerit 2, por ka lëvizur më shpejtë dhe në fund e ka arritur.

21. Carl Sagan ka dashur të përfshijë këngën e Beatles-ëve Here Comes the Sun në pllakën e cila është dërguar në kozmos me fluturaken Voyager. Beatles-ët janë pajtuar, por producenti i tyre EMI ka refuzuar.

22. Për komunikim të ndërsjellë NASA-as dhe Voyagerit nevojiten 32 orë, me brez frekuencash për transmetimin e sinjalit prej 115,2 kbit/s.

23. Inxhinierët të cilët e kan dizajnuar Voyagerin kanë planifikuar misionin ashtu që t’u shmanget takimeve kozmike gjatë Krishtlindjes dhe Ditës së falenderimeve.

24. Është paraparë që Pllaka e artë (e cila përmban përshëndetje, tinguj dhe muzikë nga Toka) të përforcuar në sondën Voyager 1 e 2 të mbetet e paprekur për një miliard vite.

25. Në vitin 1999 Mars Climate Orbiter është shpërbërë gjatë hyrjes në shtresën e epërme të atmosferës së Marsit. Kjo ka ndodhur sepse njëri ekip ka shfrytëzuar sistemin imperial të njësive, e tjetri atë metrik. Rezultati ka qenë orbiteri i shkatërruar dhe dëmi prej disa qindra miliona dollarësh. /infoglobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.