Ballina / TEKNOLOGJI / Gjenerata e 5-të e principatës
howei, monaco

Gjenerata e 5-të e principatës

Kompania “Monaco Telecom” aktivizoi sot rrjetin e saj 5G, me pajisjet kineze të “Huawei”, duke e bërë këtë principatë që ndodhet në juglindje të Francës shtetin e parë në Europë të mbuluar krejtësisht nga rrjeti i kësaj teknologjie të re të komunikimit

“Ne jemi bërë shteti i parë krejtësisht i mbuluar me 5G”, u shpreh presidenti i “Monaco Telecom”, Etienne Franzi.

Ky rrjet i ri do t’i mundësojë principatës të zhvillojë një seri shërbimesh, si në fushën e transporteve si në ato të lidhura me sigurinë.

Ndërsa, pas vendosjes në listën e zezë, SHBA lehtëson presionin mbi kompaninë kineze të celularëve Huawei, siç kishte premtuar presidenti amerikan Trump në samitin e G20 e Osaka për të rifilluar negociatat tregtare me Kinën.

Ministri amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross njoftoi se qeveria do të lëshojë licenca për kompanitë amerikane që duan të bëjnë biznes me gjigantin kinez.

”Kjo gjë vetëm atëherë kur nuk ka kërcënim për sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë deklaroi se do të marrin masa që krijuesit e chip-eve të vazhdojnë të shesin disa teknologji të kompanisë Huawei.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.