Ballina / KOSOVA / Gjeneral Rama pjesëmarrës në Asociacionin e Ushtrisë së SHBA-ve
In Fabric
2

Gjeneral Rama pjesëmarrës në Asociacionin e Ushtrisë së SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), zonja Vlora Çitaku, ishin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së SHBA-ve(AUSA).

Gjeneral Rama bashkë me delegacionin e tij pritet të vazhdojë vizitën me takime të tjera të planifikuara në Pentagon.

Në ceremoninë e hapjes së takimit vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së SHBA-ve ishte i pranishëm Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis si dhe shumë delegacione ushtarake nga mbi 70 shtete.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis, gjatë fjalës së tij, kryesisht, theksoi sfidat e sigurisë globale.

Komandanti i FSK-së, me këtë rast, ka zhvilluar edhe një varg takimesh të rëndësishme si: me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral Mark A. Milley dhe me shumë shefa të shtabeve të ushtrive të cilët ishin pjese në AUSA.

Në Uashington, gjeneral Rama është takuar edhe me komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, me c‘rast kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjithashtu ka takuar edhe drejtorin për Strategji, Politika dhe Plane në Departamentin e Operacioneve(G3/5), gjeneral major Ëilliam Hix me të cilin ka diskutuar lidhur me proceset në të cilat po kalon FSK-ja dhe mundësitë e zhvillimit dhe perspektivës së saj në të ardhmen.

Në të gjitha organizimet, komandanti i FSK-së i ka njoftuar partnerët më të arriturat e FSK-së, besueshmërinë, profesionalizmin dhe procesin e planifikuar për transformimit e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK).

 

Check Also

doganat e kosoves

Kosovë: Doganierët konfiskojnë 500 litra pije joalkoolike

Dogana e Kosovës ka marrë infomacionin se një sasi e pijeve joalkoolike dyshohet të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *