Ballina / EKOLOGJI / Gjendet plastikë te të gjithë fëmijët

Gjendet plastikë te të gjithë fëmijët

Enti Federal i Mjedisit ne Gjermani alarmon për mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve

Studimi bazohet në analiza të bëra në  periudhën 2003-2017, shkruan DW, dhe rezultati është alarmues. Një pjesë e këtyre grimcave janë të dëmshm për shëndetin.

“Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, tha zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann.

Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet,  supozohet të luajnë një  rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim. Sipas bashkëautores së studimit,  Marike Kolossa-Gehring, grupmosha më e ndjeshme është ajo e fëmijëve parashkollorë. Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA).

Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Më të prekura nga ky fenomen rezulton të jenë familjet e varfra: në këto raste jane gjetur tek fëmijët më shumë mbetje plastike sesa tek ata me një status të lartë shoqëror.

Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017,  ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra.

 

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.