fbpx
lajmi, infoglobi

Gjendet një person i vdekur në Mramor të Prishtinës

Mëngjesin e së hënës, I.Gashi, 55 vjeç, nga fshati Mramor i Komunës së Prishtinës, u gjet pa shenja jete në veturën e tij rreth orës 8:35 të mëngjesit.

Një kalimtar i cili po ecte nëpër rrugët fshatit e kishte parë Gashin në veturë pa shenja jete. Ai menjëherë e ka lajmëruar policinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. Policia këtë rast po e cilëson si vdekje të dyshimtë. Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

“Bëhet fjalë për viktimën I.G, 55 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit turpi dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.