Shkencëtarëve dhe specialistëve i janë dashur plot 8 vjet punë për të zbuluar një nga diamantët më të mëdhenj në të gjitha kohërat.
Guri i çmuar i cili përllogaritet të ketë një vlerë prej 20 milionë dollarësh është gjetur në Angola.
Minatorët të specializuar në veri të vendit thanë se “ky është diamanti me përmasat më të mëdha të gjetura ndonjëherë në Angola”.
Ndërsa në rang botëror kjo renditet në vendin e 27, vlerësuar nga përmasat dhe vlerën e mundshme të tij.