fbpx

Gjenden mbetje mortore në Skënderaj

Në fshatin Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore, njofton EULEX.

EULEX-it sqaron se këtë informatë e kishte marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014 derisa po gjurmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë.

“Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke i bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it .

Ky banor ka treguar për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.

“Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i”, thuhet në komunikatën e EULEX-it./infoglobi/