fbpx

Gjenden binjakët me baballarë të ndryshëm

Shkencëtarët kanë konfirmuar një ndër rastet më të rralla të binjakëve të lindur me baballarë të ndryshëm.

Një çift vietnamez vendosi që t’i çonin fëmijët e tyre binjakë për të bërë testin e ADN – së në një qendër në kryeqytetin e vendit, Hanoi, pas insistimit të vazhdueshëm të familjarëve se fëmijët nuk ngjanin.

Siç shkruan tvklan, testi tregoi se ata nuk ishin ngatërruar në spital. Binjakët ishin nga e njëjta nënë, por me baba të ndryshëm.

Vetë drejtuesi i qendrës gjenetike në Vietnam, u shpreh se prindërit mbetën të befasuar nga ky fakt dhe po përpiqen për ta përballur situatën në fjalë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Agjencia shtetërore në vend, VNS, raportoi se familja ishte nga provinca veriore e Hoa Bihn dhe fëmijët janë 2 – vjeç.

Binjakët, që kanë baballarë të ndryshëm, janë tepër të rrallë, dhe sipas autoriteteve në Vietnam, ky është rasti parë i njohur në vend.

Një tjetër rast u raportua vitin e shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur gjykata urdhëroi një burrë nga New Jersey që të paguante ndihmë ekonomike për njërën prej vajzave binjake, pasi testi gjenetik tregoi se ai ishte babai i vetëm njërës prej tyre.

Veza e një gruaje ka një jetëgjatësi nga 12 – 48 orë dhe një spermë është e vlefshme për 7 deri në 10 ditë, ndaj ekziston rreth një javë për një mbivendosje dhe fertilizim të dy vezëve nga dy sperma të ndryshme, deklaroi për CNN mjeku Keith Eddleman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.